Mitrovice Drews takim me kreret e komunes

Në Mitrovicë do të qëndrojë të enjten komandanti i KFOR-it, Erhard
Drews. Sipas Zyra për informim të komunës, ai do të zhvillojë një takim
me kryetarin e komunës, Avni Kastratin.
Ndonëse nuk jepen detaje për agjendën dhe temat që pritet të diskutohen gjatë takimit, në qendër të diskutimeve, sipas të gjitha mundesive, ben te ditur RTK, pritet të jetë situata në pjesën veriore të komunës.
Banorët serbë të asaj zone vazhdojnë të kundërshtojnë çfarëdo ndërhyrje të autoritetit shtetëror të Kosovës.
Ditë më parë, KFOR-i u bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse të intervenojnë për të ndaluar bllokadën ilegale të qarkullimit të mallërave në pjesën veriore të Portës 1 në anën serbe të vijës administrative kufitare.
KFOR-i theksoi se nuk do të lejojë asnjë zhvillim në terren, i cili kërcënon ambientin e qetë dhe të sigurtë apo kufizon lirinë e lëvizjes.