Roger Waters vjen “afër” nesh
Gjatë ndarjes së shpërblimeve prestigjioze Pollstar, fundjavën e kaluar në Los Angeles, falë kryeveprës së tij “The Wall”, Roger Waters i fitoi shpërblimet në dy kategori.
Në konkurrencë me Lady Gaga atij iu ndanë shpërblimet për turneun më të madh të vitit dhe për skenën më kreative. Ndryshe, Roger Waters, një rok muzicient, tekstshkrues dhe kompozitor i njohur që ishte pjesëtar i kult-grupit Pink Floyd mes viteve 1965-1985, do të mund të dëgjohet ‘live’ më 13 prill, në Zagreb. Koncerti i tij, që është pjesë e turneut në Evropë, mbahet në sallën Arena.
Me këtë rast, gjatë ekzekutimit të hitit “Another Brick in The Wall”, në bërjen e koreografisë dhe këndimin e këngës rok legjendës do t’i bashkëngjiten fëmijët e jetimores zagrebase A. G. Matos. Do të jetë ky perfomimi i parë pas 20 vitesh i albumit “The Wall”, ndërsa Waters ka njoftuar se ky do të jetë turneu i tij i fundit i madh.