Londër, policia rishqyrton masat e sigurisë për maratonën e së dielës
Policia në Britani ka deklaruar se po rishikon planet e sigurisë për maratonën e së dielës në Londër, pas shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit ku u vranë të paktën 3 persona.
Organizatorët e maratonës në Londër thanë se kanë kontaktuar me policinë për të diskutuar planet e sigurisë menjëherë sapo dëgjuan në lidhje me shpërthimet në Boston.
Mijëra atletë janë planifikuar për të konkurruar në maratonën e Londrës, të dielën e ardhëshme
Drejtori i organizimit të maratonë të Londrës, Nick Bitel, tha se procedurat i sigurisë do të rishqyrtohen para çdo vendimi për garën e ardhshme. Ai gjithashtu shprehu pikëllimin dhe tronditje të thellë rreth lajmeve nga Bostoni, duke thënë se kjo është një ditë e trishtuar për atletikën.