E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londër, takimi i G20-ës, dështim apo sukses?

Takimi i shumëpritur dhe i
shumëdiskutuar i G20-ës në
Londër pritet që në rastin më
të mirë të prodhojë një strategji
të përbashkët të vendeve më të
zhvilluara të planetit, për t‘i bërë
ballë krizës financiare. Situata
është e rëndë, ndërkohë që miliona
vende pune humbasin çdo
muaj dhe ekonomia po zhytet
në recesionin më të madh të përjetuar
që nga vitet e Depresionit
të Madh. Thuhet se në takimin e
2 prillit do të kërkohen më shumë
burime nga FMN-ja për rivënien
në funksionim të bankave dhe të
tregtisë. Por takimet përgatitore
kanë nxjerrë në pah dasi të thella
në lidhje me nevojat esenciale për
të ndrequr sistemin fi nanciar që
ndodhet në krizë që nga gushti
i vitit 2007, për shkak të aseteve
"të këqija" të bankave. Tashmë,
askush nuk e përmend më synimin
e disa muajve më parë për
arritjen e një Bretton Wood-i të ri
(konferenca që i dha formë botës
financiare pas Luftës së Dytë
Botërore dhe që u mbajt në vitin
1944). Në vend të kësaj, zyrtarët
fl asin për krijimin e një regjimi
mbikëqyrës për parandalimin e
krizave të ardhshme. Evropianët
kontinentalë ndërkohë janë
kundër propozimeve të Braunit
dhe Obamës, që janë pro shpenzimeve
më të mëdha nga ana e qeverive
për rivënien në funksionim
të fi nancave. Amerikanët nga ana
e tyre nuk janë shprehur aspak
entuziastë në lidhje me reagimet
rregullatore të evropianëve. Ata
janë për ndërmarrjen e planeve
që përfshijnë futjen e shumave
të mëdha nga fondet federale në
tregti dhe në sistemin bankar,
ndërsa evropianët nga ana e tyre,
më konkretisht Franca dhe Gjermania,
janë për forcimin e sistemit
rregullator dhe mbikëqyrës
të ekonomisë. Njeriu që po punon
më shumë këto ditë në prag të
takimit është edhe Kryeministri
britanik, Gordon Braun, i cili
ndërkohë ndodhet në një turne
ndërkombëtar për t‘u mbushur
mendjen liderëve të botës që të
bien në një mendje për çështjet
kryesore gjatë takimit të G20-ës
në Londër, i cili do të zhvillohet
më 2 prill. Por, pavarësisht se për
sa çështje do të arrijnë të bien dakord
liderët botërorë, sipas shumë
analistëve, kriza ekonomike është
ende larg përfundimit të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›