Obama: Ja strategjia jonë për Afganistanin
Presidenti amerikan, Obama,
ka konfi rmuar një rishikim
të strategjisë së Shteteve të
Bashkuara të Amerikës në Afganistan
dhe Pakistan, për të luftuar
një situatë shumë delikate. Sipas
Obamës, shtimi i veprimeve të
grupeve radikale në rajon është
një rrezik i madh për amerikanët
kudo në botë. Pritet që një personel
prej 4000 vetash të trajnojë
ushtrinë afgane dhe policinë, si
dhe të japë mbështetje për zhvillimin
civil të vendit. Qeveria
afgane bëri të ditur se do të mirëpriste
të gjitha konkluzionet kryesore
të Obamës. Obama pritet që
me shtimin e rezervave në njerëz
dhe mbështetjen në Afganistan ta
përmirësojë situatën e rënduar
në vend. Pyetja që të gjithë bëjnë
është: A do të funksionojë këtë
herë? Obama tha se strategjia e tij
e re gjithëpërfshirëse ishte rezultat
i një rishikimi të kujdesshëm
të situatës dhe të strategjive të
mundshme që do të siguronin
sukses, në të cilat komandantët
ushtarakë dhe diplomatët, qeveritë
rajonale, partnerët, aleatët
e NATO-s dhe organizata të ndryshme,
duhen konsultuar. Sipas tij,
situata ishte shumë e vështirë,
me terroristët që po krijonin
përditë situata të vështira, por jo
pa rrugëdalje. Megjithatë, Obama
tha se qetësia në Afganistan nuk
është vetëm një problem amerikan,
por një problem që mund
t‘i prekë të gjithë. Për arritjen e
objektivave të tij, Obama tha se
Shteteve të Bashkuara u duhet një
strategji më e fuqishme dhe më e
menduar; ndihmë e kualifi kuar
ndërkombëtare; njohje të lidhjes
mes së ardhmes së përbashkët
të Afganistanit dhe Pakistanit.
Sipas tij, Riçard Hollbruku, i dërguari
i posaçëm i Shtëpisë së
Bardhë në rajon, është i bindur
se të dyja vendet e sipërpërmendura
duhet të trajtohen
njësoj dhe së bashku, e jo si të
shkëputura nga njëra-tjetra. Në
Afganistan do të shkojnë edhe
4000 trupa shtesë amerikane, që
nuk do të merren drejtpërsëdrejti
me luftime, por me trajnime
të policisë dhe mbështetje ndaj
civilëve. Ata do t‘u shtohen 38
mijë trupave shtesë amerikane
që janë ndërkohë në Afganistan.
Edhe forcat e NATO-s, sipas
Obamës, duhet që të përqendrohen
më shumë në objektivat
e tyre, kryesisht për të ndihmuar
forcat e policisë vendase
për rindërtimin e vendit. Sipas
Obamës, ndihma që mund të
japë Amerika në Pakistan është
gjurmimi i al-Kaedës, që vetë
Presidenti tha se nuk ishte një
detyrë e lehtë për t‘u kryer. Ai
do t‘i bënte thirrje Kongresit që
të miratonte një ligj për autorizimin
e shtimit të shpenzimeve
në Pakistan përgjatë 5 viteve të
ardhshme dhe kjo jo për ushtrinë,
por për rindërtimin e shkollave,
shtëpive, spitaleve. Por për Pakistanin
nuk do të ketë më "çeqe
të bardha" dhe ky vend duhet të
demonstrojë që di mirë t‘i përdorë
paratë.
ka konfi rmuar një rishikim
të strategjisë së Shteteve të
Bashkuara të Amerikës në Afganistan
dhe Pakistan, për të luftuar
një situatë shumë delikate. Sipas
Obamës, shtimi i veprimeve të
grupeve radikale në rajon është
një rrezik i madh për amerikanët
kudo në botë. Pritet që një personel
prej 4000 vetash të trajnojë
ushtrinë afgane dhe policinë, si
dhe të japë mbështetje për zhvillimin
civil të vendit. Qeveria
afgane bëri të ditur se do të mirëpriste
të gjitha konkluzionet kryesore
të Obamës. Obama pritet që
me shtimin e rezervave në njerëz
dhe mbështetjen në Afganistan ta
përmirësojë situatën e rënduar
në vend. Pyetja që të gjithë bëjnë
është: A do të funksionojë këtë
herë? Obama tha se strategjia e tij
e re gjithëpërfshirëse ishte rezultat
i një rishikimi të kujdesshëm
të situatës dhe të strategjive të
mundshme që do të siguronin
sukses, në të cilat komandantët
ushtarakë dhe diplomatët, qeveritë
rajonale, partnerët, aleatët
e NATO-s dhe organizata të ndryshme,
duhen konsultuar. Sipas tij,
situata ishte shumë e vështirë,
me terroristët që po krijonin
përditë situata të vështira, por jo
pa rrugëdalje. Megjithatë, Obama
tha se qetësia në Afganistan nuk
është vetëm një problem amerikan,
por një problem që mund
t‘i prekë të gjithë. Për arritjen e
objektivave të tij, Obama tha se
Shteteve të Bashkuara u duhet një
strategji më e fuqishme dhe më e
menduar; ndihmë e kualifi kuar
ndërkombëtare; njohje të lidhjes
mes së ardhmes së përbashkët
të Afganistanit dhe Pakistanit.
Sipas tij, Riçard Hollbruku, i dërguari
i posaçëm i Shtëpisë së
Bardhë në rajon, është i bindur
se të dyja vendet e sipërpërmendura
duhet të trajtohen
njësoj dhe së bashku, e jo si të
shkëputura nga njëra-tjetra. Në
Afganistan do të shkojnë edhe
4000 trupa shtesë amerikane, që
nuk do të merren drejtpërsëdrejti
me luftime, por me trajnime
të policisë dhe mbështetje ndaj
civilëve. Ata do t‘u shtohen 38
mijë trupave shtesë amerikane
që janë ndërkohë në Afganistan.
Edhe forcat e NATO-s, sipas
Obamës, duhet që të përqendrohen
më shumë në objektivat
e tyre, kryesisht për të ndihmuar
forcat e policisë vendase
për rindërtimin e vendit. Sipas
Obamës, ndihma që mund të
japë Amerika në Pakistan është
gjurmimi i al-Kaedës, që vetë
Presidenti tha se nuk ishte një
detyrë e lehtë për t‘u kryer. Ai
do t‘i bënte thirrje Kongresit që
të miratonte një ligj për autorizimin
e shtimit të shpenzimeve
në Pakistan përgjatë 5 viteve të
ardhshme dhe kjo jo për ushtrinë,
por për rindërtimin e shkollave,
shtëpive, spitaleve. Por për Pakistanin
nuk do të ketë më "çeqe
të bardha" dhe ky vend duhet të
demonstrojë që di mirë t‘i përdorë
paratë.