Londra protestë diplomatike ndaj Sirisë

Britania ka thirrur ambasadorin e saj të Sirisë për konsultime, si shenjë proteste ndaj aksioneve të presidentit Bashar Al Asad ndaj protestuesve, bëri të ditur serkretari i jashtëm britanik Uilljam Hejg.
Kjo lëvizje vjen pasi Rusia dhe Kina i vunë veto një rezolute të OKB-së që mbështeste planin Arab dhe që i bënte thirrje Asadit ta linte pushtetin, një lëvizje kjo, që Hejg e quajti gabim fatal të Moskës dhe Pekinit.
Më herët, SHBA tërhoqi ambasadorin, si dhe tërë stafin diplomatik nga Siria për shkak të dhunës së vazhdueshme.