E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorenc Bejko Te ndalimperdhosjen e vlerave historike

TIRANE- Ne akuzat e Cekes ka arrogance zbrazeti mendimi inkoherence dhe nervozizem. Arsyetimi i tij nuk eshte i kthjellet e sdo ti lejohej asnje studenti te arkeologjise e jo me atij...

Lorenc Bejko do te donte ta injoronte sulmin e keshilltarit te kryeministrit Z. Neritan Ceka por thote se e verteta duhet perseritur edhe ne rast kur eshte e njohur. Per kete arsye Bejko rrefen historine e plote te Tumes se Kamecies qe nga koha kur ishte objekt i grabitjeve dhe germimeve klandestine e derisa u kthye nje model te zhvillimit te qendrueshem te trashegimise kulturore. Tuma e Kamenices eshte prone e komunes Mollaj ne territorin e se ciles gjendet monumenti arkeologjik thote Bejko duke hedhur poshte akuzat e Cekes per privatizim te ketij objekti. Ne kete interviste per Shqiptarja.com Lorenc Bejko i rikthehet argumentit kryesor te debatit cenimit te monumenteve nga nisma e rijetezimit qe po ndermerr IMK-ja dhe mbeshtet nga qeveria. Me rijetezimet e tyre shkelen me te dyja kembet parimet themelore te restaurimit thote Bejko.

Z.Bejko a keni nje pergjigje per gjithe ato akuza qe hedh Ceka epr perfaqesuesit e forumit ne seancen degjimore te komisionit parlamentar
Me ka bere realisht shume pershtypje nervozizmi i zotit Ceka arroganca dhe zbrazetia e mendimit si dhe inkoherenca e argumentit te tij nese mund te quhet i tille. Si tipare te papajtueshme me karakteristikat e nje studiuesi serioz keto me shkaktuan nje keqardhje por nuk mendoj se me takon ti komentoj me shume.

Z.Ceka thote se ju perfaqesoni prehistorine dhe nga kjo periudhe nuk ka monumente ne Shqiperi...
Kjo eshte nje habi me vete dhe eshte kaq banale sa do te preferoja ta konsideroja produkt te nje arsyetimi jo te kthjellet. Nese nje pohim te tille do ta degjoja nga cilido student i yne i arkeologjise apo trashegimise kulturore do te mbulohesha nga deshperimi se puna per diskutimin e permbajtjes se monumentit te kultures dhe te thelbit te zhvillimit prehistorik te Shqiperise kane qene te pamjaftueshme dhe pa rezultat. Por kur kete e degjon nga dikush qe 25 vjet me pare ka qene nje nga profesoret e tu realisht nuk di cte mendosh me pare Ndoshta ka te drejte zoti Lame qe ne prononcimin e tij sugjeron se njeriut te moshes se trete nuk duhet tia degjosh te gjitha Monumentet e larmishme te prehistorise shqiptare nga vendbanimet e fortifikuara tek ato te hapura ose lakustre nga shpellat tek varrezat monumentale nga stacionet e perkohshme tek piktura shkembore jane perberes thelbesore te topografise se lashte te Shqiperise ne te gjitha mikronjesite e saj gjeografike. Cdo koment tjeter do te ishte i tepert edhe ne kete rast.

Ceka ju akuzon ju si privatizuesin e Tumes se Kamenices. Si qendron e verteta e kesaj historie
Nje shpifje e ulet dhe e padenje per vemendje Tuma e Kamenices ka qene eshte dhe do te jete jo vetem prone publike por edhe pjese e rendesishme e trashegimise shqiptare. Territori bujqesor rreth saj ka qene prone e fermereve lokale te cilen une dhe grupi kerkimor qe une kam drejtuar ia kemi kthyer komunitetit pra eshte prone e komunes Mollaj ne territorin e se ciles gjendet monumenti arkeologjik. Po ashtu edhe qendra e vizitoreve konceptuar si ekspozite informuese per rezultatet e germimeve arkeologjike dhe vendin e kultures tumulare ne zhvillimin kulturor te prehistorise shqiptare eshte objekt i administruar nga komuna dhe komuniteti lokal. Ne te gjithe jemi krenare qe e kemi transformuar nje monument nga objekt i grabitjeve dhe germimeve klandestine ne nje model te zhvillimit te qendrueshem te trashegimise kulturore. Duke e vendosur vleren autentike historike te varrezes tumulare ilire ne qender te muzealizimit te sitit arkeologjik Tuma e Kamenices ofron nje model krejt te ndryshem nga ai qe promovon zoti Ceka deformimin historik te kalave shqiptare dhe katandisjen e tyre ne sfonde te thjeshta te planeve te bizneseve private Pa perdorur asnje qindarke te buxhetit te shtetit ne studiuesit e Tumes se Kamenices perdorem te gjitha dijet dhe pasionin tone per ta shnderruar ate ne nje te mire publike unikale ne llojin e vet. Ne nje qender te vizitueshme qe dominohet nga respekti i thelle per vlerat historike. Vite drite larg nga perrallat me ndertime motelesh mbi kala qe promovon Ceka.
Nga ana tjeter duke i lejuar vetes se tij te drejten per te folur per gjithcka Ceka anashkalon argumentin themelor qe ia kemi permendur shpesh ne kete histori. Ai dhe anetaret e tjere te Keshillave miratuese te nderhyrjeve ne monumentet e kultures paguhen nga taksapaguesit shqiptare per te siguruar zbatimin profesional te parimeve te Kartes Shqiptare te Restaurimit. Me rijetezimet e tyre parimet themelore te restaurimit shkelen me te dyja kembet dhe nuk mund te justifikohen me shprehje te tipit kam pare kete gje ne Gjermani apo kete tjetren ne Austri Qendrime te ketij tipi jane jo vetem siperfaqesore por thellesisht jo-profesionale. Respektimi i Kartes se Restaurimit nuk eshte ceshtje opinioni por detyrim ligjor per zotin Ceka. Askush nuk e ka mohuar nevojen e nje partneriteti serioz publik-privat ne administrimin e monumenteve te kultures. Sidoqofte kemi thene me force se partneriteti duhet te mos ngrihet mbi perdhosjen e vlerave historike dhe deformimin e identitetit kulturor qe kemi trasheguar. Ky eshte thelbi i shqetesimit tone dhe jo pallavrat me perkatesi politike te Cekes. ne foto pamje nga lart e Tumes se Kamenices pas hapjes per publikun dhe arkeologu Lorenc Bejko
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›