E Diel, 1 Nëntor 2026

Lori: Graciano më tërheq shumë, nuk besoj që është biseksual

Historia e dashurisë që lindi në Big Brother 5 mes Graciano Taganit, 20-vjeçarit balerin, dhe Lorenës po 20 vjeç, studente e Inxhierisë së Ndërtimit në Tiranë, u komentua si një nga ato historitë e lehta, që më shumë i shërbeu lojës së Gracianos. Tashmë që vajza nga Korça ka dalë nga loja, ajo është përballur me pyetjet e shumta të gazetarëve nëse ndihet e dashuruar me Gracianon, apo gjithçka ishte një afeksion i ndikuar nga intriga brenda lojës. Lorena tregon se si është përballur me thashethemet dhe opinionin e krijuar për çiftin në jetën reale.
Tashmë që nuk je më në lojë, sje në kontakt as me Gracianon. Si po ndihesh?
Këto ditë pas daljes nga shtëpia, kanë qenë për mua ditë reflektuese dhe ditë rikthimi në realitet. Për Gracianon ndiej të njëjtën gjë që ndieja brenda lojës, dhe mezi pres ta takoj sërish.
Pati komente se nga lidhja juaj, ajo që e doli e humbur ishe ti, ndërsa Graciano e shfrytëzoi këtë lidhje për të fituar pikë për vete. Ti je ndier ndopak e përdorur nga ai, ashtu siç të kanë komentuar?
Absolutisht jo. Nuk jam ndier e përdorur, ashtu siç më kanë komentuar të tjerët dhe këtë e them me bindje, pasi unë mendoj se e di më mirë këtë gjë, pasi unë e kam përjetuar lidhjen me Gracianon. Kam bërë diçka siç e kam ndier, dhe ai besoj po ashtu me mua.
Para hyrjes në BB5, Graciano ka qenë një imazh pak a shumë i njohur televiziv, i shfaqur si balerin në skena apo klipe. Ia kishe vënë syrin që jashtë?
Të them të drejtën, e kisha parë në ekran në emisione të ndryshme apo klipe, ku shfaqej si balerin. Më pëlqente si personazh, por nuk kisha asnjë paramendim në lidhje me të. Kur hyra në lojë, gjërat rrodhën vetë dhe ne u afruam spontanisht me njëri-tjetrin.
Ndërkohë që ti je shprehur se nuk bëhet fjalë për dashuri mes jush, por thjesht një afeksion. Tani që sjeni afër, ke të njëjtën ndjesi?
Po. Unë kam thënë se ajo që ndiej për Gracianon nuk është dashuri, dhe po ju them të njëjtën gjë sot, që unë për Gracianon kam filluar të ndiej, ndonëse nuk e di si do shkojë më tej.
Tani interesi për të ditur rreth tij pas afrimitetit që krijuat në BB5, është më i madh për ty. Çfarë ke dëgjuar për Gracianon tashmë që je jashtë?
Nuk është se kam dëgjuar shumë gjëra, pasi komentet janë përqendruar tek lidhja jonë, nëse ka qenë e sinqertë apo jo.
Ka pasur komente në site të ndryshme se Graciano është biseksual. Je përballur me fjalë të tilla, çfarë mund të thuash për këtë?
Gjithmonë do ketë nga këto thashetheme, dhe Graciano nuk do mund të përjashtohej. Nuk besoj aspak që ai është biseksual. Gjatë qëndrimit tonë së bashku në BB5, ai më ka rrëfyer shumë histori nga jeta, më ka folur për familjen, karrierën dhe çfarë bën në jetën reale. Më ka folur po ashtu për lidhje e tij të mëparshme me vajza, dhe kështu unë skam pse besoj diçka që smë tingëllon e vërtetë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›