E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sparks: Do të përqendrohemi edhe në veri të Kosovës

Zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparkes thotë se ristrukturimi i EULEX-it do t’i krijoj më shumë mundësi që misioni evropian për sundimit të ligjit, të përqendrohet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

EULEX-i paralajmëron një përqendrim më të madh të misionit në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparks, thotë për Radio Kosovën se ristrukturimi i misionit këtë vit do t’i mundësojë një efikasitet më të madh në luftimin e këtyre dukurive

“Do të përqendrojmë aktivitete tona në sektorin e drejtësisë, dhe të fokusuar më shumë në krim të organizuar, luftim të korrupsionit, krimeve të luftës dhe natyrisht në veri të Kosovës”, thekson Sparks.

Në anën tjetër ekspertë të fushës së sigurisë thonë se deri më tani EULEX-i ka qenë i ngathët në fushën e drejtësisë. Udhëheqësi i Qendrës Kosovare për Studimin e Sigurisë, Florian Qehaja thekson që EULEX-i pas ristrukturimit duhet të ketë veprime më konkrete në luftimin e dukurive negative.

“Ristrukturimi i EULEX-it duhet të ndodhë për arsye se duhet një fokus në çështje më të prekshme siç janë gjyqësori ku roli i EULEX-it ka qenë goxha jo efektiv. Në aspektin e monitorimit, mentorimit dhe këshillimit EULEX-i në një farë mënyrë ia ka arritur qëllimit mirëpo tash e tutje vlerësohet që një prani e tillë në këtë dimension nuk është edhe aq e nevojshme”, ka thënë Sparks për RTK.

Përderisa mandati i EULEX-it është shtyre edhe për dy vite, ky mision është kritikuar kohën e fundit edhe për mosefikasitet të luftimit të krimit në pjesën veriore të vendit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›