Lorik Cana VS Granit Xhaka

Shorti i hedhur në Europa League ka bërë që të ndeshen Lazio me Monchengladbachun. Kjo sfidë nuk duket aq interesante për të tjerët, por që për ne do të jetë interesante për një arsye.
Lorik Cana me Lazion do të jetë përball Granit Xhakës me Monchengladbachun. Të dy shqiptarët do të jenë edhe një herë përball njëri tjetrit pas ndeshjes eliminatore Zvicër-Shqipëri./Indeksonline/