Puyol: Të lumtur që luajmë ndaj Milanit

Carles Puyol është njeriu i parë nga Barcelona që analizon ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Milanit. Puyol theksin në deklaratën e tij e vuri në shëndetin e Tito Vilanovës, pastaj foli edhe për ndeshjen.
"Më e rëndësishme për ne është se Vilanova ka kryer një operacion të suksesshëm. Mesazhi i parë për ne na ka bërë te qetë pasi që gjithçka ka shkuar mirë. Ne aktualisht jemi në duart e trajnerit Jordin Roura, që duhet thënë se jemi në duar të sigurta. Sa i përket ndeshjes me Milanin unë dua të them personalisht se jam shumë i lumtur. Jam i lumtur jo se Milani është më i dobët sivjet, por se gjithmonë ndaj tyre kemi patur paraqitje mbresëlënëse" deklaroi Puyol./Indeksonline/