Man City kërkon Van Persien

Nga Express më 30 shtator 2011 në ora 15:12
Manchester City kërkon sulmuesin e Arsenalit Robin van Persie si zëvendësim për Carlos Tevezin i cili pritet të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ish kapiteni i Cityt është suspenduar nga klubi, fillimisht për dy javë ndërsa nuk ka të drejtë as të stërvitet me ekipin e parë pasi nuk iu zbatua urdhrave të trajnerit Roberto Mancini i cili deshi ta inkuadronte në lojë si zëvendësues në ndeshjen kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve në mesjavë.
Ndërsa, Van Persie ka hyrë në vitet e fundit të kontratës së tij me Arsenalin dhe është shndërruar në objektiv të klubit të pasur nga Eastlands.