E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana flet për Albania-sport pas kalimit te OM në finale

Nga Arben Shemili
Nje fitore kundra ekipit te Nantes 3-0 per gjysme-finalen e kupes se Frances ne Velodrome i hapi rrugen OM per ne Stade de France ne te dytin vit rradhazi. Ne finale do te gjendet perballe ekipit te Sochoux ne 12 maj ora 21:00. Vitin e kaluar Marseja e humbi finalen me PSG-ne. Kjo ishte e 24-ta gjysmefinale per OM. Lorik Cana lojtari kyc i OM u demtua ne ndeshjen e fundit ne kampionat kundra Valenciennes dhe u largua ne min. e 18-te te pjeses se pare,dukej se ai do te mungonte ne kete ndeshje pasi kishte pak dite ne dispozicion per te rikuperuar por megjithe keshillen e mjekut per te mos mare pjese ne kete ndeshje Loriku me kembenguljen e tij u fut ne ndeshje dhe kontriboi ne fitoren e ekipit te tij.Golat i shenuan ne min.e 29 Ribery,min.55 Maoulida dhe min.76 Cisse. Ne biseden telefonike qe ai beri per Albania-sport,com Cana u shpreh: "Nuk isha ne kondicionin tim maximal pasi kisha nje demtim ne gju dhe mjeket me keshilluan te mos luaja sepse rrezikoja shume por une nuk mund te mungoja ne kete ndeshje pasi ekipi kishte nevoje per kontributin tim dhe keshtu qe ja arritem qellimit"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›