Çështja “Bushi”, gjykata sportive i mbyll derën sulmuesit shqiptar

Dash Frashëri
Alban Bushi nuk do të jetë sot përpara gjykatës sportive greke për të dhënë shpjegimet e nevojshme në lidhje me gjestin e tij anti-sportiv pas shënimit të golit të barazimit në ndeshjen e kampionatit grek Apollon Kallamarja-Panathinaikos. Sulmuesi 33-vjecar shqiptar ka kërkuar shpesh herë falje përmes medias greke, por shtypi i vendit helen kërkon masa ekstreme ndaj golashënuesit më të mirë të Kallamarjasë, ku midis opsioneve të tjera është dhe përjashtimi për një periudhë 3-vjecare, edhe pse Bushi është zotëruesi i një kontrate legale profesionisti të shoqëruar edhe me lejen e detyrueshme të punës. Bushi, shkruan siti i njohur sportiv sport24.gr (një medium i ekuilibruar), po etiketohet si "delja e zezë" e futbollit grek dhe një ndëshkim i ashpër ndaj tij do të shërbente për të si shembulli më i mirë për të ulur tonet e egra të dhunës që herë pas here shoqëron sfondin e sfidave të Superligës greke dhe të futbollit helen në tërësi. Nëse atë gjest do ta kishte bërë një lojtar tjetër i Superligës, nuk do të gjendej kurrë përballë këtij agresiviteti, shkruan sport24.gr. Gazetari Janis Georgopoulos, i njohur si mik i shumë gazetarëve shqiptarë në Tiranë, pohon në shkrimin e tij se nëse aktin e Bushit do ta kishte kryer dikush tjetër, ai do të konsiderohej si një akt që shoqëron herë pas here futbollin, kudo në botë. Mediume greke i bëjnë jehonë edhe qëndrimit të shtypit shqiptar për trajtimin me shumë kujdes të cështjes "Bushi", duke theksuar faktin se lojtari shqiptar po konsiderohet më shumë një viktimë e racizmit grek sesa e masave me karakter futbollistik. Sport24.gr, duke iu referuar kontakteve me mediat shqiptare, shkruan se futbollisti i Kombëtares shqiptare mund të lërë Greqinë verën e ardhshme në rast se dënimi i tij do të jetë i gjatë nga gjykata sportive. Nëntë golat e tij, të shënuar gjatë këtij sezoni nga Bushi me një ekip si Kallamarja, nuk përjashton mundësinë që edhe në këtë moshë të sigurojë kontrata me klube edhe larg Greqisë. Sipas informacioneve që janë siguruar nga gjykata sportive greke, në gjykatë është rënë dakord që të mos paraqitet futbollisti, por avokati i ekipit. Sipas Alban Bushit, kjo është një mundësi më shumë për t'i dhënë dënimin maksimal, pavarësisht se incidenti ndodhi në sfondin e një ndeshjeje futbolli. Gjithsesi, Bushi deklaroi për sitin grek se ai është i qetë pasi gjykata do të marrë masë vetëm për një gjest të tij dhe se beson te drejtësia e gjykatës sportive. "Unë nuk mendoja për asgjë në ato momente brenda fushës së lojës. Në fushën e lojës shumë lojtarë të Panathinaikos përdorën sharje të shumta, kur adrenalina merr ngjyrë të kuqe", - citohet Bushi nga sport24.gr. Alban Bushi, sipas sport24.gr, ndihet edhe i mërzitur pasi e di që cështja ka tejkaluar ngjyrat sportive, pasi jo vetëm në Greqi, por dhe në Shqipëri flasin për një racizëm të grekëve, gjë që nuk do ta dëshironte dhe nuk do ta pranonte në cdo rrethanë. Përsa i përket faktit se nëse ai dëshiron të largohet nga Greqia, Bushi shprehet se ndihet i kënaqur te Kallamarja, i do drejtuesit e ekipit dhe lojtarët dhe nuk ka asnjë arsye të largohet prej Apollonit. Tani që me 99% ekipi plotësoi qëllimin e tij dhe nuk bëhet fjalë për rënie nga kategoria, Bushi ndihet ende i uritur për gola. E sigurt është një gjë që gjithmonë do të ketë oferta për një lojtar dhe sport24.gr përmend se për Bushin ka një interesim nga gjermanët e Bokum.