E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana i thotë “po” Lazios

Lorik Cana është afër transferimit në Itali, përkatësisht në skuadrën e Lazios. Një takim sekret mes të drejtorit sportiv të këtij klubi, shqiptarit Igli Tare dhe mesfushorit të kombëtares shqiptare Lorik Cana, ka përafruar mundësinë e transferimit të Canës.

Dy shokë dhe ish-bashkëlojtarët e ekipit kombëtar të Shqipërisë, janë takuar në Tiranë pas ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi. Kosovari ka dhënë fjalën për një transferim në kryeqytetin italian, tek Lazio, në verën e këtij viti.

“Po kërkojmë që të gjejmë një marrëveshje, por rruga drejt mbërritjes së tij në Itali është e hapur. Jam optimist për sa i përket mundësisë që ky transferim do të realizohet”, ka thënë Tare.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›