Neymar feston golin me masken e tij

Neymar, talenti i ri i futbollit brazilian, u ndëshkua mbrëmjen e djeshme me karton të kuq pasi vuri një maskë me fytyrën e tij pas shënimit të një goli.
19-vjeçari i Santosit realizoi një gol të mrekullueshëm ndaj ekipit Colo-Colo në Kupën Libertadores.
Neymar mori maskën nga një tifoz dhe u rikthye në fushë për të festuar, por arbitri i ndeshjes e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë duke e larguar nga fusha.