Lorik Cana nën objektivin e Arsenalit
Pothuajse në çdo ndeshje lojtari më i mirë i ekipit të tij, Sandërlend, Cana ka arritur të bindë të Premier Ligën me lojën dhe grindën e tij. Të gjithë specialistët në fakt e parashikonin një kalim të Canës në një ekip më të fortë në Premier, por Arsen Venger mendon që në janar të ofrojë shqiptarin në ekipin e tij. Lajmi bëhet i ditur nga Sunderland Echo, sipas të cilit, kapiteni i Sandërlendit është ideali për mesfushën me fantazi, por pa muskuj të Arsenalit.