E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana nuk e ndryshon stilin

Lorik Cana ka premtuar se nuk do të ndryshojë stilin e tij luftarak të lojës, pavarësisht rrezikut të suspendimit.

Ashtu siç kishte parashikuar menaxheri Steve Bruce, gjatë verës, ylli shqiptar ka shkëlqyer në Wearside, falë stilit agresiv që i ka sjell shumë lëvdata dhe zgjoi spekulime rreth interesimit nga Arsenal, klub i cili e kishte ftuar në provë sa ishte tinejxher.

Pas dhjetë ndeshjeve karrierë në Sunderland, Cana ka marrë katër kartonë të verdhë, duke qenë vetëm një larg suspendimit për një ndeshje.

Por, Bruce i ka thënë kapitenit të vazhdojë me stilin e tij të lojës, fakt i cili e gëzon futbollistin.

Nuk jam futbollisti i parë me katër kartonë të verdhë, nuk do të ndryshoj lojën time. Nuk më intereson, nuk është diçka e rëndësishme, tha Cana.

Bruce lavdëroi Canën për fitoren 1-0 ndaj Liverpoolit, javën e kaluar, kur ai ishte paraqitur si qendërmbrojtës në pjesën e dytë, por pritet të kthehet në mesfushë, pas lëndimit të Lee Cattermole.

Edhe pse për Kombëtaren e Shqipërisë luan si qendërmbrojtës, Cana ka theksuar se ishte hera e parë që luajti në atë pozitë për Sunderlandin.

Kam luajtur aty më parë, nuk është pozitë e re për mua. Kam përvojë të madhe si qendërmbrojtës për Ekipin Kombëtar dhe nganjëherë ish-klubin tim, Marseille. Megjithatë, ishte hera e parë që kam luajtur aty për Sunderlandin, përfundoi Cana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›