E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana si Devid Bekam?Cana ka siguruar se prioriteti i tij është futbolli. “Unë nuk dua të hallakatem, por ata më kanë ftuar në Milan për të parakaluar në sfilatë”, - citohet të ketë thënë Cana për gazetën franceze “Le Parisien”

Mesfushori i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana ka dëshirë t’u rikthehet dashurive të mëparshme. Futbollisti, simboli i markës belge të veshjeve Bikembergs, ka deklaruar ditët e fundit, se ai do të dëshironte të udhëtonte me Marite e François Girbaud, pasi ai “i adhuron për at që bëjnë”. Marite e François Girbaud është shtëpia e modës franceze. Gjithesi,

Cana ka siguruar se prioriteti i tij është futbolli. “Unë nuk dua të hallakatem, por ata më kanë ftuar në Milan për të parakaluar në sfilatë”, - citohet të ketë thënë Cana për gazetën franceze “Le Parisien”

Lorik Cana ka pozuar në kopertinën e numrit të parë të revistës “Surface”, dhe i ka bindur të gjithë për vlerat që ka, shkruhet në faqen franceze purepeopel.fr, që ka vendosur edhe titullin “Futbollisti i bukur i Marsejës, e ardhmja si Bekam”.

E Marte, 17 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›