E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilall Velija në provë me Lov Hamin“Menaxheri më ka thënë se 90 për qind e punës është e kryer, pasi norvegjezët nëpërmjet të disa CD-ve e kanë pëlqyer lojën time”, tha për “Lajm”, Velija

RESHAT IBRAHIMI Me pëlqimin e drejtuesve të skuadrës së Besës, mbrojtësi Bilall Velija i është bashkangjitur ekipit të Ligës së dytë të Norvegjisë, Lov Ham, të cilët gjenden në përgatitje në Palma de Mallorca të Spanjës. “Këtu kam ardhur të dielën dhe nga dita e martë do të fillojë me stërvitje. Menaxheri më ka thënë se 90 për qind e punës është e kryer, pasi norvegjezët nëpërmjet të disa CD-ve e kanë pëlqyer lojën time. Tani unë do të stërvitem me lojtarët tjerë dhe do të qëndrojë deri në fund të përgatitjeve. Nëse merremi vesh për kushtet të cilat do t’i kërkojë, atëherë nuk do të kthehem në Shqipëri, por do të vazhdojë rrugën për në Norvegji. Pra, tash varet gjithçka nga kushtet ekonomike që do të hedhen në tavolinë”, është shprehur për “Lajm”, Velija, duke njoftuar se kushtet stërvitore në Palma de Mallorca janë fenomenale. “Kushtet janë fantastike, vetëm mund të ëndërrohen. Jam shumë me fat që gjendem këtu dhe që do të qëndrojë për disa ditë, sepse klubi ka tre ditë që ka ardhur në Spanjë. Unë edhe ashtu jam i përgatitur, mirëpo këto stërvitje do të më ndihmojnë edhe më shumë për të arritur qëllimin tim”, tha në bisedën telefonike nga Spanja, Bilall Velija. Kampionati i futbollit në Ligën e dytë të Norvegjisë do të filloj në muajin prill.

E Marte, 17 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›