E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana, sot mësohet e ardhmja

Mediat franceze raportojnë se nënshkrimi i marrëveshjes mes Marsejës dhe futbollistit Stefan Mbia i hap rrugën Canës për t’u larguar nga nënkampionët e Ligue 1. Mbia duket si zëvendësuesi ideal i futbollistit gjakovar për skuadrën e drejtuar nga Didier Deshamps.

Skuadra më pranë Canës është Hamburgu, dhe sipas mediave franceze gjithçka është e përfunduar dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Sipas tyre, klubi gjerman do të derdhë në arkat e Marsejës 7 milionë euro, plus një milion bonos. Ndërkohë, vetë futbollisti do të nënshkruajë për katër vjet.

Megjithë zërat, pritet që sot të mësohet përfundimisht për të ardhmen e mesfushorit të përfaqësueses sonë, për të cilin interesohen edhe ekipet e Liverpulit dhe Arsenalit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›