Lorik Cana votohet si futbollisti më i mirë
Lorik Cana ka nje ndikim të madh në Sunderland, derisa vazhdon të theksojë autoritetin e tij për klubin nga Ëearside. Mesfushori kosovar është votuar si futbollisti i cili ka impresionuar më së tepërmi gjatë këtij sezoni në klub, në një sondazh në ueb faqen zyrtare të Sunderlandit, safc.com.
Gjatë javës së kaluar vizitorët e ueb faqes kanë pasur mundësi të votojnë për futbollistin i cili sipas pas tyre ka bërë ndikimin më të madh nga fillimi i sezonit. Ishte rezultat i ngushtë, por kapiteni doli fitues.
I quajtur “bisha nga Verilindja” pas ardhjes në Ëearside, Cana ka treguar fuqinë e tij duke luftuar ballë për ballë me futbollistët më cilësor që ofron Premierliga. Ai fitoi 38.3 përqind të votave ndërsa para kësaj kishte fituar gjashtë nga nëntë sondazhet e futbollistit më të mirë të ndeshjes në safc.com – një fakt, i cili nuk kaloi pa u vërejtur nga Boudeëijn Zenden, i cili përcolli progresin e shokut të tij para transferimit në klub, javën e kaluar.
Sulmuesi anglez, Darren Bent – golashënuesi në fitoren ndaj Liverpoolit – përfundoi i dyti me 34.3 për qind, ndërsa Andy Reid fitoi përkrahjen e 15.3 për qind të votuesve në vendin e tretë.
(d.bExpress/Balkanweb)