E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Los Angeles Times":Stanishiç, njeriu i CIA-s

Gazeta Los Angeles Times në një publikim është shprehur se Ish-shefi i sigurimit shtetëror serb, Jovica Stanishiç, për tetë vjet me radhë ka qenë njeriu kryesor i shërbimit të inteligjencës amerikane (CIA) në Beograd. Sipas kësaj gazete, CIA i ka dërguar një dokument sekret Tribunalit të Hagës ku është duke u gjykuar Stanishiç. Në këtë shkrim theksohet se Stanishiç konsiderohej si truri i regjimit të Millosheviçit, mirëpo shpjegohet se Lofgren kishte pasur nevojë për ndihmë, pasi CIA nuk kishte informacione se çfarë po ndodhte në Jugosllavi, në momentin kur kishte shpërthyer lufta. Sipas shkrimit në fjalë, Stanishiç dhe Lofgern kanë zhvilluar takime sekrete në anije dhe shtëpi të sigurta buzë lumit Sava, ku kanë shkëmbyer informacione për funksionimin e regjimit të Millosheviçit. Stanishiç, i cili po gjykohet në Hagë për krimet serbe të luftës në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë, dhe mund të dënohet me burg të përjetshëm, para Gjyqit është thirrur në aleatët e tij amerikanë, ndërsa CIA i është përgjigjur kësaj "thirrjeje" dhe ia ka paraqitur Gjykatës së Hagës një dokument të besueshëm, ku bëhet i ditur kontributi i Stanishiçit dhe dëshmitë për ndihmën që ia ka ofruar ai këtij shërbimi. Dokumenti, sipas kësaj gazete është i mbyllur, ndërsa seanca gjyqësore kur do të merret parasysh ky dokument nuk do të jetë e hapur për opinion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›