E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paraplegjikët, sot nisin grevën e urisë

Sot pritet që invalidët dhe tetraplegjikët të futen në grevë urie, pranë ambienteve të shoqatës së tyre. Invalidët e kësaj kategorie kanë kërkuar për disa muaj rresht prej Qeverisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, realizimin e katër kërkesave të tyre jetike, të cilat kanë të bëjnë me rritjen e pagesës për paketën higjieno-sanitare, rritja e sasisë së karburantit që ata duhet të përfitojnë si dhe siguracione dhe pagë më të lartë për kujdestarët, personat që kujdesen për ta. Greva e urisë vjen pas disa protestave që kjo kategori invalidësh ka zhvilluar disa herë por përveç premtimeve nuk kanë parë asnjë zgjidhje për kërkesat e tyre. Në vendin tonë numërohen 4500 paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të cilët kërkojnë mbështetje nga institucionet e vendit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›