E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lotaria Kombëtare, AK protestë tek Financa

TIRANE- Aleanca Kuq e Zi ka protestuar sot para ministrisë së Financave lidhur me liçencën e Lotarisë Kombëtarë.

AK ka akuzuar qeverinë shqiptare se po bën korrupsion me asetet kombëtare, duke shtuar se pasuritë kombëtare nuk mund t’i shiten sektorit privat.

Duke i konsideruar të gjithë ministrat e Berishës, si bixhozxhinj, AK e ka cilësuar ministrin e Financave, si fantin spathi të qeverisë.

AK tha se Lotaria Kombëtare nuk mund të administrohet nga firma si Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›