E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 72 kg kanabis në Bushat, tre në pranga

Foto Ilsutruese

SHKODER- Policia e Shkodrës ka sekuestruar 72 kg bimë narkotike kanabis sativa në fshatin Bushat. Në kuadër të operacionit Vinoteka u arrestuan tre persona, Pëllumb Zojza, Nikolin Gështenja dhe Gegë Thani posedues të bimës narkotike.

Po ashtu policia tha se janë bllokuar edhe 3 automjete luksoze.

Droga ishte e shpërndarë në katër katër thasë, ndërsa nuk ka informacione se ku ishte destinacioni i saj. Policia vazhdon hetimin, pasi dyshohet per perfshirjen edhe te personave te tjere ne kultivimin e bimes dhe trafikimin e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›