E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lotaria kredia me interes zero

Rikthehen lotarite 10 apo 15 femra aplikojne me nga 10 mije leke ne muaj dhe marrin nje kredi konsumatore pa paguar asnje lloj interesi

Kur vendosen te beheshin grup dhe te nisnin nje lotari si qemoti dhjete shoqet nuk e menduan se kredia mes tyre do te ishte aq jete gjate. U bene gati dhjete vjet qe ato here pas here i rikthehen lotarise me nga 10 mije leke ne muaj ka prej tyre qe hyjne dhe me dy numra. Dy nga vajzat qe na tregojne punojne ne shoqate te huaj dhe per te tjerat tregojne qe jane mike te vjetra ne profesione te ndryshme. Nevoja per nje shume te caktuar parash per blerja te ndryshme bashkoi ne nje ide te gjitha vajzat disa syresh nena e bashkeshorte. Ato kane nje page fikse mujore e paguar si pune intelektuale me te ardhura mbi mesataren. Por rritja e kostos se jeteses jo gjithnje le vend per te kursyer dicka nga paga mujore. Ndaj ato kane menduar te mbledhin nga 10 mije leke te reja per nje lotari e cila seciles ne cdo muaj i siguron te ardhura 100 mije leke te reja. Dhe sipas nevojes apo perparesive qe kane ne familjet dhe jetet e tyre ato edhe i shpenzojne keto para. Dikush per te blere nje TV plazme lavarice apo nje pajisje tjeter shtepiake te nevojshme. Njera prej tyre shpesh i perdor parate e lotarise per ti bere servis makines se saj nje here ne vit. Lotaria eshte shume fleksibel pasi vajzat nuk eshte se kane percaktuar nje rend per te marre vleren e radhes. Nese ndonjera prej tyre do te kete nevoje imediate per te marre parate mirekuptohet nga shoqet dhe mund ta zgjedhe vete radhen. Sipas tyre kjo eshte nje mundesi shume e mire per te siguruar nje shume te tille parash. Nese do te aplikonin ne banke do tu duhej nje procedure e gjate per tu ndjekur dhe nje sere dokumentacioni per tu plotesuar dhe megjithate nuk mund te perfitonin kredine konsumatore per shkak te kushteve te forta qe kane bankat e nivelit te dyte. Vec kesaj ne rastin me te mire nese do te arrinin ta fitonin te drejten per te marre kete kredi interesi qe do te paguanin do te ishte sa afro gjysma e shumes se kredise. Ndaj lotaria eshte nje zgjidhje utilitare qe zgjidh situata te ndryshme dhe per me teper nuk ka asnje kosto shtese sic do te ishte interesi ne rastin e kredise. Lotaria eshte nje metode e perdorur me se shumti gjate regjimit komunist. Ku me se shumti grate ne qendra pune e aplikonin ate me 10 leke ne muaj per te marre afro 100 leke apo dicka me shume ne varesi personave qe merrnin pjese ne lotari. Edhe ne ate kohe lotaria perdorej per blerja te nevojshme qe kishte familja per te bere pushime apo per festa te ndryshme familjare. Ne ate kohe lotaria perdorej gjeresisht pasi mundesia per te marre kredi ishte shume e kufizuar dhe jo gjithkush kishte te drejte te qasej ne Banke por qe zgjidhje shume nevoja te qytetareve ne ate kohe. Ndersa ne ditet e sotme duke qene se edhe leku ka marre vlere tjeter lotari shkon ne shume 100 mije leke apo 200 mije leke te reja duke menjanuar kushtet e kredise dhe pagesen e interesave te larte ne banka.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›