Agim Popa Ja verteta e misterit te 60-s qe tronditi Enver Hoxhen kur Mehmet Shehu udhetoi ne vaporin anglez bashke me Titon Fulcin dhe djalin e ercillit

Perkthyesi i Mehmet Shehut ne sesionin e vecante te Asamblese se OKB-se ne qershorin e 60-s tregon ngjarjen enciklopedike kur ne te njejtin vapor udhetonin burrat me te mistershem te globit. Cilat jane te vertetat e medha te bisedave te permendura nga Enveri
Kur i biri i Cercillit i kerkoi takim si gazetar Mehmet Shehu e sikterisi
Enveri akuzon Mehmet Shehun per takime misterioze ne vaporin e Mbreterise se Anglise
...Kur Partia jone perpunoi platformen per qendrimin qe do te mbante ne Bukuresht duke i ruajtur vetes te drejten qe pikepamjet e saj ti shtronte ne mbledhjen e rregullt te te gjitha partive ne nentor te vitit 1960 ne Moske Mehmet Shehu u ndodh ne udhekryq Kujt tia prishte dhe kujt tia ndreqte Te vihej ne kundershtim me udheheqjen e Partise nuk i leverdiste se e pesonte si Liri Belishova dhe gjithe armiqte e tjere antiparti. Por si njeri i shume agjenturave te huaja duhej te llogariste vec nesh e sovjetikeve edhe amerikanet edhe anglezet edhe jugosllavet.
Nga tia mbante ky poliagjent ne kete situate te komplikuar
Por puna erdhi qe ai e gjeti rrugedaljen ne situaten e komplikuar qe i ishte paraqitur. Ne ate kohe qershor 1960 - shenimi im F. V. Mehmet Shehu u nis per ne Nju Jork ne krye te nje delegacioni qeveritar per ne OKB. Ai udhetoi me transatlantikun anglez luksoz Kuin Elizabet. Ne e dinim se me kete anije udhetonte edhe Titoja por as qe na shkonte mendja se Mehmet Shehu mund te takohej me Titon. Tani marrim vesh nga shoqerues qe ishin bashkepunetore te tij e qe tani jane ne burg se me kete anije udhetonte edhe Harri Fulci i CIA-s amerikane edhe Rudolf Cercilli qe ishte personalitet i Intelixhens Servisit e qe ne vapor u paraqit si gazetar. Mehmet Shehu si agjent i tyre beri gjate disa diteve te udhetimit takime e bisedime te fshehta me Titon Fulcin e R. Cercillin u parashtroi gjendjen dhe qendrimet e Partise sone acarimet qe po lindnin me Bashkimin Sovjetik dhe qendrimin qe mendonte te mbante udheheqja e Partise sone ne Moske.
Strategjite e tri agjenturave jugosllave amerikane dhe angleze perputheshin dhe i sugjeruan superagjentit te tyre qe lsquote mbeshteste pa rezerva qendrimet e udheheqjes se partise qe do te sillnin percarjen e prishjen me Bashkimin Sovjetik...
Mehmet Shehu u kthye plot lsquokuraje nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe u be me katolik se Papa tregohej i papermbajtur lsquone mbrojtjen e vijes se Partise sone kunder planeve e qendrimeve te Hrushovit e te udheheqjes revizioniste sovjetike.
Te gjithe ne qe ishim ne ate udhetim i cili do te diskutohej aq fuqishem me mbrapa beheshim 8-9 veta. Sic thashe ai delegacion kryesohej nga Kryeministri Mehmet Shehu. Merrte pjese dhe ministri i Jashtem Behar Shtylla.
Transoqeanikun anglez dhe teper modern Kuin Elizabet Mbreteresha Elizabet me te cilin eshte bere udhetimi ne fjale ne ate kohe ishte vapori me i madh ne bote per pasagjere i cili perfaqesonte mbreterine e Anglise. Me sa me kujtohet duhet te kete qene rreth 84 mije tone nderkohe qe kishte vec 1500 pasagjereve edhe 1500 veta personel sherbimi.
Transoqeanikun anglez Kuin Elizabet Mbreteresha Elizabet na ishin rezervuar bileta te klasit te pare.
Qe ne port mesuam se po me ate vapor do te udhetonte edhe vete Marshalli Tito i cili ashtu si dhe ne po shkonte ne Asamblene e OKB-se ne Nju Jork.
Titoja rrinte ne nje kabine te cilen nuk e di ku e kishte pasi ajo ishte nje hyrje e plote ne kat tjeter dhe as kishte lidhje me katin ku ishim vendosur ne. Ne e shikonim vetem ne dreke kur ai shkonte ne restorantin e pasagjereve te klasit te pare dhe bashke me suiten e tij hante ne tavolinen kryesore te tij qe mbahej e rezervuar posacerisht per te. Madje kur kalonim ne Shqiptaret njerezit e sherbimit te tij ne survejonin me nje vemendje te vecante per efekt sigurie per Marshallin.
Mbaj mend qe me Titon ne tavoline vec te tjereve rrinte edhe Josip Gjergjia i cili kishte qene ambasador ne Shqiperi para prishjes se marredhenieve te dy vendeve tona. Ndersa Mehmet Shehut dhe Behar Shtylles me deshiren e tyre u sherbehej ne kabine.
Djalin e Cercillit e shikonim qe levizte korridoreve dhe kuvertes. Thoshin neper vapor qe ishte Rudolf Cercili pikerisht i biri i Uinston Cercillit. Ai ishte rreth te 60-ave. Zyrtarisht ai paraqitej si gazetar.
I biri i Cercillit kerkoi takim me Mehmet Shehun me pretekstin e nje interviste qe deshironte ti bente por atij iu refuzua kategorikisht takimi. Ne kete rast kam qene vete deshmitar kur Behar Shtylla i ngarkuar nga Mehmeti e mori ne telefon dhe i ktheu pergjigje negative se kryeministri nuk kishte kohe qe ta takonte. Pas kesaj ai qe nga matane receptorit e perplasi ate me nervozizem.
HYRJE
Ngjarja se Mehmet Shehu ne qershorin e visit 1960 kur shkonte ne Nju Jork per ne Asamblene e vecante ne OKB kishte udhetuar ne te njejtin vapor me Titon te birin e Uinston Cercillit dhe Fulcin u hap ne menyre te befasishme ne vitin 1981. Jo vetem kaq por ai ne kundershtim me vijen e atehershme te Partise se tij dhe te Enver Hoxhes paskesh bere disa takime teper misterioze me ata te cilet Shqiperia i njihte si armiq te betuar te saj. Gjithe ky alarm eshte dhene nga vete Enver Hoxha pikerisht ne vitin 1981 kohe kjo kur Kryeministri me jetegjate i Shqiperise vrau veten dhe u shpall nga bashkepunetori i tij i disa dekadave Armik i Partise dhe i popullit. Kaq mjaftonte qe ai lajm te merrte dhene me nje sensacion te papare. Ne te shumten si zakonisht ne te tilla raste cdo gje qe thuhej u besua absolutisht gje qe sherbeu per nje akuze me shume per Kryeministrin e hekurt. Por cila eshte e verteta e padiskutueshme e atyre diteve te qershorit te vitit 1960 kur Mehmet Shehu ka udhetuar per ne Nju Jork me transoqeanikun e Mbreterise se Anglise Pikerisht per kete sot per lexuesin e Gazetes Standard flet Agim Popa i cili ka qene pikerisht njeriu qe ka shoqeruar ne rolin e perkthyesit Mehmet Sheun ne udhetimin e vecante qe do te mbushej per vite te tera me mister. Ai per here te pare hedh drite mbi te verteten e takimit te tij me Titon dhe njerez te tjere qe Enver Hoxha ka deklaruar publikisht mes materialeve te kohes. Deshmia e Agim Popes merr me shume karakter interesant kur citojme Enver Hoxhen i cili thote
Tani marrim vesh nga shoqerues qe ishin bashkepunetore te tij se me kete anije udhetonte edhe Harri Fulci i CIA-s amerikane edhe Rudolf Cercilli qe ishte personalitet i Intelixhens Servisit e qe ne vapor u paraqit si gazetar. Gjate udhetimit kane zhvilluar takime e bisedime te fshehta me Titon Fulcin e R. Cercillin. U parashtroi gjendjen dhe qendrimet e Partise sone acarimet qe po lindnin me Bashkimin Sovjetik dhe qendrimin qe mendonte te mbante udheheqja e Partise sone ne Moske.
Ehellip ndersa i intervistuari yne i numrit te meposhtem jo vetem se eshte nja nga bashkudhetaret ne shoqerimin e Mehmet Shehut ne ate udhetim qe do te akuzohej 20 vjet me mbrapa por ai eshte perkthyesi i tij direkt gje qe e bente te ishte sa me afer tij. Kjo do te thote se deshmite e tij jane teper interesante dhe shume kurioze per njerezit te cilet jane njohur me akuzat e Hoxhes dhe duan te mesojne te verteten absolute.
As me shume e as me pak por Agim Popa deklaron Enver Hoxha genjen.
Gjithsesi lexuesi i standard ne intervisten e meposhtme te vete zotit Popa do te njihet me shume e shume detaje te cuditshme te atij udhetimi. Kush jane te vertetat dhe genjeshtrat e atij udhetimi te vaporit qe mbartte njerezit me misterioz te globit.
helliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphelliphellip.
Zoti Agim ju keni perkthyer Mehmet Shehun ne vitin 1960 ne Asamblene e OKB-se. Si nisi historia e shumeperfolur e atij udhetimi enigmatik
Ka qene qershori i vitit 1960. Ne seline e OKB-se ne Nju Jork do te zhvillohej Asambleja e rendesishme e saj ku shtetet anetare do te merrnin pjese ne rang kryetare shtetesh apo kryeministrash. Nga Shqiperia u vendos qe delegacionin ta kryesonte Mehmet Shehu. Mehmeti mori nje vendim qe ne Asamble te fliste rusisht dhe jo anglisht pavaresisht se kete e njihte mire. Mesoj se si perkthyes ai do te me merrte mua. Ne ate kohe une punoja ne aparatin e Komitetit Qendror te Partise se Punes pikerisht ne grupin qe ishte ngritur per luften kunder revizionizmit modern i cili varej nga Ramiz Alia. Keshtu u nisem per rrugen e gjate e cila deri ne Nju Jork do te zgjaste me shume se nje jave. Qe ne Tirane u vendos qe delegacioni yne te mos udhetonte me vaporin sovjetik Balltika me te cilin do udhetonin te gjitha delegacionet e vendeve te bllokut sovjetik por te shkonte me transoqeanikun anglez dhe teper modern Kuin Elizabet Mbreteresha Elizabet. Ne ate vapor hipem ne portin verior te Frances pikerisht ne ate te Sherburgut. Qe ne port mesuam se po me ate vapor do te udhetonte edhe vete Marshalli Tito i cili ashtu si dhe ne po shkonte ne Asamblene e OKB-se ne Nju Jork.
Sa persona ishit gjithsej ne ate delegacion
Te gjithe beheshim 8-9 veta. Sic thashe ai delegacion kryesohej nga kryeministri Mehmet Shehu. Merrte pjese dhe ministri i Jashtem Behar Shtylla.
Ju organizuan pritje ne vapor meqenese ishit delegacion i nivelit te larte
Atje nuk mund te flitej per nje pritje kortezie pasi ishte thjesht nje mjet udhetimi pavaresisht se ishte nje mjet gjigant lundrimi madje ne ate kohe ishte vapori me i madh ne bote per pasagjere i cili perfaqesonte mbreterine e Anglise. Me sa me kujtohet duhet te kete qene rreth 84 mije tone nderkohe qe kishte vec 1500 pasagjereve edhe 1500 veta personel sherbimi. Atje na ishin rezervuar bileta te klasit te pare.
Cfare mund te thoni ne lidhje me akuzat per Mehmet Shehun te bera nga Enver Hoxha se gjoja ne ate udhetim paska bere takime me Fulcin Titon e Rudolf Cercillin qe konsideroheshin armiq te Shqiperise
Mehmet Shehu me Behar Shtyllen ishin vendosur ne nje kabine te vecante ndersa ne te tjeret ne kabina te tjera. Vetem ne portin ku hipem mesuam se po ne ate vapor ndodhej dhe Titoja me delegacionin e vet qe do te shkonin ne po ate mbledhje te Asamblese se OKB-se. Gjithashtu ne vapor mesuam se aty ndodhej edhe Rudolf Cercilli i biri i Uinston Cercillit. Ketu ka nje koincidence domethenese qe pikerisht i biri i Cercillit i cili ndodhej per udhetim ne ate Vapor gjate luftes kishte qene perfaqesues anglez prane shtabit te Titos ne Jugosllavi. Nderkohe morem vesh se Titoja ishte i ftuar i mbretereshes se Anglise ne vapor.
Cdo te thote kjo
Duke qene se shoqeria detare Kunard mbeshtetej nga shteti anglez vapori perfaqesonte ne te njejten menyre mbretereshen e Anglise. Shume figura te larta te shteteve kur udhetonin me te sipas preferencave te mbreterise konsideroheshin te ftuar te vecante ne vapor.
Ju kishit pasur rast ti shikonit
Titoja rrinte ne nje kabine te cilen nuk e di ku e kishte pasi ajo ishte nje hyrje e plote ne kat tjeter dhe as kishte lidhje me katin ku ishim vendosur ne. Ne e shikonim vetem ne dreke kur ai shkonte ne restorantin e pasagjereve te klasit te pare dhe bashke me suiten e tij hante ne tavolinen kryesore te tij qe mbahej e rezervuar posacerisht per te. Madje kur kalonim ne Shqiptaret njerezit e sherbimit te tij ne survejonin me nje vemendje te vecante per efekt sigurie per Marshallin. Here tjeter nuk kishim mundur ta shikonim asnje here. Mbaj mend qe me te ne tavoline vec te tjereve ishte edhe Josip Gjergjia i cili kishte qene ambasador ne Shqiperi para prishjes se marredhenieve te dy vendeve tona. Ndersa Mehmet Shehut dhe Behar Shtylles me deshiren e tyre u sherbehej ne kabine.
Levizte Mehmet Shehu neper vapor
Patjeter qe levizte madje bente edhe qyfyre. P.sh. ne nje rast ai duke bere shetitje ne kuverte i shoqeruar nga te gjithe ne duke qeshur me te madhe tha Ketu jam me i siguruar se kurre pasi nuk ia vlen qe te mbytesh te gjithe kete vapor kaq gjigant dhe modern per te eliminuar Mehmet Shehun. Pastaj ketu kemi dhe Titon keshtu qe garancia behet shume here me e larte. Kuptohej qe ato ishin shenja te holla ironie per udheheqesin jugosllav. Por une do te theksoja me force ndryshe nga sa eshte thene per vite te tera se ai nuk ka levizur asnje here vetem dhe as eshte shmangur ne asnje rast nga ekipi i tij qe e shoqeronte pra nga ne.
Thate se ishte edhe djali i Cercillit
Po ishte. E shikonim qe levizte korridoreve dhe kuvertes. Thoshin neper vapor qe ishte Rudolf Cercili pikerisht i biri i Uinston Cercillit. Ai ishte rreth te 60-ave. Zyrtarisht ai paraqitej si gazetar.
Eumlshte e vertete se Mehmet Shehu ka takuar kend nga personalitetet e atij udhetimi
Absolutisht jo. I biri i Cercillit kishte kerkuar takim me te me pretekstin e nje interviste qe deshironte ti bente por atij iu refuzua takimi. Ne kete rast kam qene vete deshmitar kur Behar Shtylla i ngarkuar nga Mehmeti e mori ne telefon dhe i ktheu pergjigje negative se kryeministri nuk kishte kohe qe ta takonte. Pas kesaj ai qe nga matane receptorit e perplasi ate me nervozizem. Dhe kaq.
Jeni i bindur qe Mehmeti nuk ka levizur dhe jashte syve tuaj
Kete e them me plot gojen qe ai absolutisht nuk eshte shmangur nga syre tane ne asnje rast. Dilte nga kabina dhe rrinim se bashku ne kuverte duke shetitur. E pecillnim deri te kabina e tij dhe ne rrinim po ne ato ambiente. Me mbrapa mora vesh madje mes akuzave qe degjova ti beheshin Mehmetit se pikerisht ne ate vapor kishte qene dhe Fultzi. Por ne nuk e pame ne asnje rast dhe nuk jam i bindur nese ka qene me te vertete. Une di saktesisht se pese dite e pese net sa ndenjem ne ate vapor nuk eshte bere asnje takim nga ana e Kryeministrit me askend.
Une kete e them me shume garanci per vete faktin se kam qene prezent ne ate udhetim.
Ne Nju Jork pastaj na priten me ceremoni madje na shoqeronin me polici ashtu sic vepronin me te gjitha delegacionet e shteteve komuniste per te krijuar idene se pikerisht ne ishim teper te rrezikuar. Aty merrnin pjese delegacionet e mbi 100 shteteve te perfaqesuar nga kryetaret e tyre apo kryeministrat sic ishte Titoja Hrushovi Kastro qe foli teper shkurt vec 4-5 ore etj.
/////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////
Boks 2
Enver Hoxha per te ruajtur karrigen e vet u pozicionua hapur kunder Hrushovit
Marredheniet e shkelqyera midis Shqiperise dhe ish-Bashkimit Sovjetik papritur filluan te ngrinin qe pas Kongresit XX te PK te BS Gjithcka me mbrapa u kristalizua pikerisht ne konferencen e Partise se rrethit te Tiranes ne vitin 1956 ku Shqiperia ishte ndoshta nga te vetmet qe nuk mbeshteti ererat demokratike te atij kongresi. Mbledhja e Bukureshtit ku PPSH-ja u pozicionua fuqishem ne mbeshtetje te PK te Kines duke kundershtuar zyrtarisht Hrushovin krijoi gjendjen tejet te veshtire mes dy vendeve komuniste qe kishin filluar nje perplasje te paprecedente. Vizita e Hrushovit ne Shqiperi ne vitin 1959 ishte nje paralajmerim per vete udheheqjen me te larte komuniste te Shqiperise se asaj kohe per fatin qe e priste shtetin ne rast mosnenshtrimi ndaj vijes se pergjithshme komuniste te iniciuar nga BS nderkohe qe atje u prezantuan dhe favoret qe do te kishin ne rast pozicionimi pro asaj vije. Te gjitha ngjarjet dhe perplasjet diplomatike mes paleve u finalizuan ne Mbledhjen e famshme te 81 Partive Komuniste e Punetore nga e gjithe bota ku Enver Hoxha jo vetem me ashpersine qe kishte treguar deri atehere por me nje kokefortesi te cuditshme paraqiti oponencen e partise qe drejtonte para te gjitha vendeve qe pothuajse ishin ne te njejten koherence politike. Kjo do te bente qe nga ai moment te priste lume sharjesh dhe goditjesh deri ne diskreditime. Qe nga ajo mbledhje filloi distancimi i menjehershem mes dy politikave tona gje qe u konkretizua ne menyren e menjehershme dhe ne ekonomi. Te gjitha kontratat e nenshkruara me supershtetin sovjetik u nderprene absolutisht nderkohe qe u kthyen menjehere dhe 1500 studentet qe ishin vendosur ne akademite sovjetike.
Ju keni perkthyer dhe Enver Hoxhen ne mbledhjen e 81 Partive ne Moske Cfare mund te kujtoni nga ato momente
Ne Moske kemi arritur rreth dates 4 nentor se ishte llogaritur qe delegacionet te merrnin pjese ne festimet e 7 Nentorit. Delegacioni i PPSH-se perbehej vetem nga kater vete Enveri Hysniu Mehmeti dhe Ramizi. Ishte edhe ekipi i keshilltareve i perkthyesve dhe i personelit tjeter te sherbimit. Une isha ne grupin e punes ku merrte pjese dhe Foto Cami Frederik Gjerazi i cili ishte perkthyesi kryesor i delegacionit Myfit Mushi Haxhi Kroi etj. Ne konkretisht do te merreshim me materialet qe do te duheshin ne moment si dhe me perkthime te ndryshme. Aty delegacioni yne u vendos ne nje vile te posacme ne kodrat Lenin ndersa ne shkuam ne ambasade. Por kjo gje nuk zgjati shume se shpejt u acaruan tej mase marredheniet mes Enverit dhe Hrushovit dhe delegacioni per efekt sigurie erdhi ne ambasade. Madje aty Enveri ne nje rast kur ne kishim hapur materialet na e beri me shenje qe ti mbulonim se kishte kamera te fshehta dhe pergjues deri ne tavan. Kur filloi mbledhja jo pa qellim delegacioni shqiptar u vendos ngjitur me podiumin ku flisnin diskutantet te cilet tundnin gishtin mbi koken e Enverit sa here qe kritikonin. Sulmet kunder delegacionit tone u ashpersuan se tepermi pas fjales se Enverit te mbajtur ne daten 16 nentor kur kinezet kishin folur ne daten 13. Une isha ne kabinen e perkthimit ne fund te salles bashke me Frederik Gjerazin ne momentin qe fliste Enver hoxha pasi lexonim ne rusisht materialin e tij te cilin e kishim parapergatitur me shpejt. Qe andej ndiqja reagimin e salles sidomos levizjet ironike te Hrushovit ndersa fliste Enveri. Pas fjales se tij gjithcka qe ka ndodhur ne ate salle e kemi ndjekur te ulur mbrapa delegacionit tone. Kur ndiqja ate qe ndodhte ne salle shume here vendoseshim ne situata te veshtira nga sa degjonim mbi akuzat qe i beheshin delegacionit shqiptar dhe vete Enver Hoxhes si dhe nga gjestet ironizuese te Hrushovit.
Ju e perkthyet ne rusisht materialin
Ne kabine une kam qene bashke me Frederik Gjerazin. Aty pjesen me te madhe te materialit e ka lexuar ne rusisht ishte i paraperkthyer Frederiku ndersa nje pjese e lexova une.
Ne e perkthenim nga shqipja ne rusisht fjalimin qe mbajti Enveri ndersa te tjeret ne kabinat e tyre e perkthenin nga rusishtja ne anglisht frengjisht e spanjisht. Nga kabinat prej xhami ku ishim vendosur kishim mundesi te ndiqnim me sy cfare ndodhte ne salle. Pas fjales se Enverit kur u ulem ne karriget tona prane delegacionit kishim mundesi me mire te perjetonim gjithe ate histori qe po ndodhte aty. Nder ata qe folen vecanerisht ashper kunder PPSH-se pas fjales se Enver Hoxhes te dates 16 nentor ishin kryetarja e delegacionit te PK te Spanjes Dolores Ibarruri me pseudonimin Pasionarja dhe Vladaslov Gomulka i PK te Polonise i cili e cilesoi fjalimin e Enver Hoxhes nje fjalim rrugacesh.