“Lotë dhe mall i çmendur për ty”, Agron Llakaj kujton me postimin e ndjerë Kostandinën

Aktori dhe mjeshtri i madh i humorit Agron Llakaj, ka ndarë një postim emocionues në llogarinë e tij personale të Instagram-it, duke e përkujtuar bashkëshorten e tij të ndjerë, Kostandinën.
Ky shkrim prekës vjen pesë muaj pas humbjes tragjike të saj, e cila u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
“Sot 5 muaj pa ty, zemra jonë Kostandinë. Endemi në lëndinën e lotëve dhe mallit të çmendur për ty…“, shkruan aktori i madh i humorit.
Agron Llakaj është rikthyer me spektaklin më të ri të humorit“Papare najt” në ekranin e Vizion Plus, ku çdo të shtunë në orën 21:00./vizionplus.tv
