Lotito mirëpret Nedvedin te Lazio
Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka thënë se skuadra e tij mund të nënshkruajë me ish-mesfushorin e Juventusit, Pavel Nedved, dhe dikur më vonë do të mund t'ia ofrojë një post legjendës çeke në klubin kryeqytetas.
Në fund të këtij sezoni, Nedved mbylli karrierën e tij me Juventusin që mendohej të ishte edhe fundi i karrierës si futbollist, mirëpo, Lazio dëshiron të bindë 36-vjeçarin që të vazhdojë të luajë.
"Ne jemi gjithmonë të kujdesshëm për lojtarët që bënë historinë e Lazios" ka thënë Lotito për blitzquotidiano.it, duke shtuar se mund të bashkëpunojnë sërish me Nedvedin, megjithatë, ai nuk ka folur ende me lojtarin për këtë gjë.