E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi, rasti i dytë me virusin H1N1

Në Malin e Zi u identifikua rasti i dytë me virusin A(H1N1) të gripit të derrave. Lajmin e deklaroi ministri malazez i Shëndetësisë, Miodrag Radunoviç. "Bëhet fjalë për një shtetas malazez 23-vjeçar që kryente studimet në SHBA dhe që mbërriti në Mal të Zi më 22 qershor nga Beogradi'', theksoi Radunoviç. Ministri theksoi se ''kishte dyshime edhe për një rast të tretë, si rasti i një adoleshenteje 13-vjeçare me origjinë nga Beogradi dhe që kishte pasur kontakte me 23-vjeçarin''. ''I sëmuri u shtrua në spital në Pljevlja, në veri të Malit të Zi dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore'', shtoi ministri. ''I prekuri i parë nga gripi i derrave, rasti i të cilit u zbulua të hënën në Malin e Zi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe mund të dalë nga spitali të dielën'', theksoi përveç të tjerash Radunovic.
Pas shpalljes së pandemisë së gripit të derrave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Mali i Zi ka rritur masat e kontrollit sanitar në kufij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›