E Shtunë, 31 Tetor 2026

Love Hewitt e sheh vetën në “Wonder Woman”

Jennifer Love Hewitt e sheh vetën në të ardhmen në filmin “Wonder Woman”.

Aktorja e filmit “The Ghost whisperer”, ka thënë se ajo është e “pasionuar” për të luajtur rolin e superheroinës seksi në ekranin e madh.

Megan Fox, Sandra Bullock dhe Beyoncé janë po ashtu disa emra të mëdhenj që dëshirojnë të luajnë karakterin e gruas së famshme Lynda Carter.

“Po luftoj shumë. Mendoj se Warner Bros është i gatshëm për të më bërë “Wonder Woman” dhe unë dëshiroj të luaj rolin kryesor. Jam e pasionuar pas atij karakteri”, tha ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›