E largoi Abramovichi

Michael Ballack beson se pronari i Chelseas, Roman Abramovich, ishte ai që vendosi për largimin e tij nga klubi. Mesfushori 33 vjeç ishte informuar për fatin e tij të mërkurën, së bashku me çiftin Joe Cole dhe Juliano Belletti. Ballack ishte në Stamford Bridge nga viti 2006 dhe tani është i lirë të largohet nga klubi, pas skadimit të kontratës së tij me gjigantin londinez.
“Është fat i keq që nuk kemi vazhduar së bashku. Chelsea ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë, por nuk varej nga unë. Vendimin e mori Abramovich”, tha Ballack për The Times.
“Është fat i keq që nuk kemi vazhduar së bashku. Chelsea ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë, por nuk varej nga unë. Vendimin e mori Abramovich”, tha Ballack për The Times.