Low i kënaqur me fitoren

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, është shprehur i kënaqur me fitoren prej 4-0 ndaj Kazakistanit në sfidën kualifikuese për Euro 2012 të zhvilluar të shtunën mbrëma.
“Mendoj se pjesa e parë ishte e mirë. Ne shënuam tre gola dhe kemi pasur shumë raste ndaj një ekipi që luan mirë në mbrojtje”.
“Në pjesën e dytë nuk kemi mbajtur tempin e pjesës së parë dhe luajtëm paksa më ngadalë”, tha Low.