Fansat-Adrianos: Corinthians nuk është klinikë

Pak e kërkojnë, askush nuk e do. Adriano është një hap pranë të qenët lojtar i Korinthians, por dikush në Brazil nuk është i kënaqur. Bëhet fjalë për tifozët e “Timeos”, disa nga të cilët kanë manifestuar qartësisht mendimin e tyre para shtëpisë së mjekut të klubit, Joakuim Grava. “Adriano, Corinthians nuk është një klinikë rikuperimi. Nuk të duam këtu”, shkruhej në një pankartë.
“Problemin në shpatull e kam akoma dhe do të më duhet një muaj e gjysmë që të jem në formë. Më kanë kërkuar 3-4 skuadra, por Ronaldo më foli për dashurinë e tij për klubin dhe për tifozët, më bindi të hyj në këtë familje dhe unë tani dua të futem në zemrat e "torcida-s", siç ka bërë ai.
Në Europë nuk kthehem më”, shpjegoi vetë Adriano. Tifozët e kanë me Adrin edhe për të kaluarën e tij te Flamengo, por me siguri aventura e tij braziliane nuk duket se do të rifillojë në mënyrën më të mirë.