Luan Hoxha Demontimi Gerdecin e caktoi ministri Mediu
Sonila Mesareja
Ish-kreu i Shtabit te Pergjithshem Luan Hoxha akuzon ish-ministrin Mediu per perzgjedhjen dhe caktimin e Gerdecit per ngritjen e fabrikes se demontimit. Per here te pare i pranishem ne proces ish-shefi i Shtabit ka rrefyer drejtperdrejt dijenite apo mosdijenite e tij per demontimin ne Gerdec vajtjen e tij te pare dhe te fundit ne kete fabrike si dhe takimin e tij me dy administratoret Mihal Delijorgji dhe Patrik Henri. Per gati 3 ore i pandehuri ne gjendje te lire Luan Hoxha ka deshmuar para gjykates gjithcka dinte dhe me pas u eshte pergjigjur pyetjeve te akuzes dhe disa avokateve. Z. Hoxha ka deklaruar se vendi i demontimit u percaktua nga ish-ministri i Mbrojtjes z. Fatmir Mediu pa iu marre pelqimi me pare shtabit. Ne deshmine e tij ish-gjeneral major Luan Hoxha u shpreh se fillimisht ishte percaktuar fshati Berzhite ne periferi te Tiranes si vend demontimi per te cilen pas kerkeses qe u be nga Ministria e Mbrojtjes dhe pas verifikimit te specialisteve Shtabi i Pergjithshem e rrezoi si mundesi te ngritjes se nje fabrike demontimi. Shkak i refuzimit dhe si pergjigje per Ministrine e Mbrojtjes eshte deklaruar se eshte nje zone e banuar dhe prane nje aksi rrugor te rendesishem. Por sipas z. Hoxha me nje vendim tjeter ate me numer 550 ministri Mediu e firmosi Gerdecin pa derguar ndonje kerkese per aprovim te Forcave te Armatosura. Ish-gjenerali Hoxha deshmoi per gjykaten se urdhri i ministrit ka ardhur per zbatim dite me vone. Sipas deshmitarit urdhri ne baze te ligjit duhej firmosur per zbatim dhe firma u hodh nga drejtori i kabinetit te Shtabit te Pergjithshem ne mungese te ish-gjeneralit. Per shkak te faktit se une gjendesha jashte vendit duke iu permbajtur edhe ligjit urdhri i derguar nga ministri Mediu eshte firmosur nga drejtori i kabinetit te Shtabit te Pergjithshem. Ai e kishte per detyre te firmoste ne mungesen time - saktesoi per gjykaten z. Hoxha. Por sipas Hoxhes ushtria nuk mund te kundershtonte nje urdher te dale nga Ministria e Mbrojtjes ai pranoi se e ka vizituar Gerdecin per nje inspektim 8 minutesh vetem per anen ushtarake e cila i perkiste ne baze te ligjit. Ky inspektim eshte bere ne pranine e dy administratoreve atij amerikan te SAC Patrik Henri dhe atij shqiptar te Albademil Mihal Delijorgji. Sipas deshmise se tij si dhe nga pergjigjet e dhena avokateve te interesuar e vetmja here qe ka takuar te pandehurin Delijorgji ka qene nje here ne Gerdec. Megjithate ish-gjenerali shprehu per gjykaten edhe rezervat e shprehura ndaj ushtrise nga ana e administratorit amerikan. Sipas Hoxhes administratori amerikan u shpreh me rezerva ndaj ushtrise per faktin se duhet te kishte me shume furnizim me fisheke per demontim.