Luan Krasniqi e Matt Skelton për titullin evropian

Duket se Matt Skelton do të jetë kundërshtari i radhës për luan Krasniqin. Sipas "eastsideboxing.com" britaniku ka pranuar që të sfidojë bashkë me Luan Krasniqin për titullin e kampionit të Evropës në kategorinë e rëndë. EBU (Unioni Evropian i Boksit) u ka caktuar një afat të dy boksierëve për të arritur një marrëveshje për duelin e tyre. Kështu deri më 18 shkurt duhet të arrihet marrëveshja për realizimin e këtij dueli.
41-vjecari Skelton ka një bilanc prej 21 fitoreve (18 prej tyre me nokaut) dhe 2 humbjeve. Së fundmi veterani ka humbur në përballjen me kampionin e botës në versionin WBA, uzbekun Ruslan Chagaev, e zhvilluar më 19 janar të këtij viti në Dyseldorf të Gjermanisë.