E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi-Maqedoni 0-1: Shpresa mposhtet në Vlorë

Kombëtarja shqiptare U-21 nuk ka bërë një paraqitje shumë shpresdhënëse në miqësroren me moshatarët e tyre maqedonas të zhvilluar në Vlorë. Skuadra e drejtuar nga Artan Bushati është mposhtur me rezultatin 0-1 në atë që është konsideruar si test i fundit para ndeshjen eliminatore kundër Greqisë që do të zhvillohet në muajin mars po në stadiumin "Flamurtari" të Vlorës.
Minutat e para të ndeshjes kanë kaluar nën dominimin e skuadrës shqiptare që ka arritur të fitojë një penallti me anë të Abilaliajt, që është penguar në zonë, por nga pika e 11-metërshit ka gabuar Bakaj, duke humbur kështu rastin më të mirë për të kaluar skuadrën në epërsi ne minuten e 13-te.
Në minutën e 30-të Zeqiri ka goditur shtyllën me një gjuajtje me kokë. Vetëm katër minuta më pas kanë shënuar maqedonasit me anë të Gligorov pas një aksioni të bukur kundërsulmi. Në minutat shtesë të pjesës së parë maqedonasit kanë mundur që të dyfishojnë shifrat por Gligorov ka gabuar i vetëm përballë portirit shqiptar Mocka.
Në pjesën e dytë skuadra shqiptare ka kërkuar me ngulm barazimin, por e tëra që ka arritur ka qenë një tjetër shtyllë e goditur nga Abilaliaj me një goditje me kokë ne minuten e 69-te.
Njëzet minutat e fundit sollën edhe dy kartonë të kuq, fillimisht për Elis Bakaj (pas dy kartonëve të verdhë) – Bakaj morri një karton të tillë edhe në ndeshjen zyrtare me Azerbajxhanin (0-0)- dhe pas një minutë në të 75', me karton të kuq u ndëshkua edhe shqiptari i formacionit të Maqedonisë, Adrian Cuculi, lojtar ky që refuzoi ofertën e Tiranës gjatë merkatos dimërore.
Në minutën e 87-të Shqipëria U-21 pati dhe rastin më të mirë, kur Nevian Cani ndërmori aksion personal në afërsi të zonës kundërshtare, por topi i mbërritur te Gilman Lika u gjuajt pa forcën e duhur duke u pritur nga portieri maqedonas.
Përfundimisht 1-0 për Maqedoninë, por që nxorri në pah një Shqipëri me probleme në prag të ndeshjes zyrtare të 26 marsit me Greqinë.
SHQIPERIA U21- MAQEDONIA U21 0-1
Vlore, 6 shkurt 2008
Golat: Gligorov 34'
Kartona te verdhe: Lika, Bakaj
Kartone te kuq: Bakaj, Cuculi
SHQIPËRIA: Mocka (Bishani 46'), Fagu, Lila, Guga, Veliu, Progri, (Danaj 61'), Zeqiri, Lika, Bakaj, Hyka, Abilaliaj (Cani 71'). Trajner: Artan
Bushati
MAQEDONIA: Tofiloski, Redrepi, Cuculi, Angelovski, Dimitrovski, Mojsov, (Ivanovski 82'), Gligorov, Stojkov (Aceski 51'), Belkovski (Gafoski 79'),
Alimi, Ibraimi (Sumovski 46')
Trajner: Jonuz Mirsad

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›