E Diel, 1 Nëntor 2026

Luan Rama Fushata ne PD e kthyer kunder PS e LSI

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama deklaroi të mërkurën se faktori i fitores së LSI-së në zgjedhje ishte raporti realist me qytetarët.

"Oferta jonë politike ishte më pranë qytetarëve.Prioriteti ynë është ulja e nivelit të papunësisë dhe varfërisë", tha Rama. Ndërsa, sa i takon fushatës për kreun e PD-së, Rama theksoi se kjo betejë brenda partisë është kthyer kundër PS dhe LSI. "PD e ka humbur garën me Ilir Metën dhe Edi Ramën. Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha duhet ta bëjnë fushatën me njëri-tjetrin", tha Luan Rama. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›