E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqize dhunohen barbarisht anetaret e nje familjeje

Konflikti për një sipërfaqe toke prej 200 metrash ka bërë që katër pjesëtarë të një familjeje në Bulqizë të dhunohen barbarisht nga fqinjët e tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Ostren, ku 4 pjesëtarë të familjes së Hekuran Satës janë dhunuar nga anëtarët e familjes Koçi me të cilët janë fqinj. Sipas informacioneve, dhuna më e madhe është ushtruar ndaj djalit 28-vjeçar të kësaj familje, Mehmet Sata, të cilit i janë thyer të dyja këmbët nga goditjet me mjete të forta dhe më pas e kanë hedhur nga një urë. Dëmtime nga dhuna kanë marrë të 4 anëtarët e familjes Sata, të cilët janë të shtruar në spitalin e Bulqizës dhe po marrin ndihmën mjekësore. Ndërkohë, policia e Bulqizës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes së rëndë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›