E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Rama LS-ja negociata me PD-ne per kandidatet lokale



Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama deklaroi dje se partia e tij eshte ne faze rikonstruksioni teresor per te mirepritur te gjithe ata qe duan te bashkepunojne per nje perfaqesim dinjitoz ne zgjedhjet elektorale vendore. Ai gjithashtu beri te ditur se LSI-ja do te negocioje me PD-ne per percaktimin e kandidateve per pushtetin vendor ne te gjithe vendin. Ne do te organizojme edhe nje konvente te madhe te LSI-se se kryeqytetit per te shpalosur atje prioritetet dhe ambiciet tona politike dhe qeverisese dhe e bejme kete ne nje forum te hapur per te qene gjithashtu te hapur edhe perballe publikut shqiptar perballe votuesve me qellim qe ata te njohin me mire gjithcka qe ne ofrojme te jene pjese gjithashtu e ketij angazhimi dhe e ketij kontributi i cili theksoj synon te bashkoje te gjitha kontributet energjite pozitive qe ta cojne LSI-ne drejt permbushjes me suksese dhe me fitore dhe ne ballafaqimet politike dhe elektorale te ardhshme- tha Rama. Ndersa per largimin e deputetit Vangjel Tavo nga radhet e socialisteve Rama tha se nuk mund te beje hamendesime per veprimet e metejshme te tij. Nuk dua te bej asnje prognoze dhe as qe te hamendesoj se cfare do te beje z. Tavo por di te them se e vleresoj maksimalisht faktin qe ai ka deklaruar se eshte dhe mbetet nje socialist nje socialist europian qe ka ende kontribute per te dhene per te majten europiane ne Shqiperi kontribute per shkak te perfaqesimit qe ka ne Kuvendin e Shqiperise dhe cdo gje tjeter perballe kesaj qe eshte me e madhe. Per mua nuk ka vend per tu konsideruar me shume- tha Rama.

6 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›