Grupi i PS-se vendos Neser ne Parlament nuk do te votojme asnje ligj

TIRAN- Grupi Parlamentar i PS-se ka vendosur te vijoje marredhenien e kushtezuar me Kuvendin. Ne mbledhjen e sotme te grupit eshte vendosur qe deputetet te mos votojne asnje ligj qe eshte ne rendin e dites ne seancen e neserme plenare.
Mbledhja u drejtua nga nenkryetari i grupit Erion Brace pasi kreu i grupit ndodhej ne nje mbledhje me strukturat e PS-se ne Gjirokaster me shume mundesi per largimin e Vangjel Tavos nga grupi socialist.
Ne mbledhjen e grupit deputetet vendosen qe te jene te pranishem ne salle ne pjesen e diskutimit jashte rendit te dites e me pas te bojkotojne zhvillimin e punimeve ne Kuvend.