E Diel, 1 Nëntor 2026

Luan Rama: Ne nuk ecim me parimin për të marrë thelën. Jemi pro zgjidhjes së çështjes çame

luanSekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, duke iu referuar konfigurimit të ri në KQZ, ka thënë se LSI nuk ecën me parimin për të marrë thelën, por kërkon respektimin e normave dhe ligjit.

Ne do ti qëndrojmë asaj fryme të artikuluar në raport me kushtetutën, edhe kryeministri Berisha ka thënë që kushtetuta i ka përcaktuar qartë zgjidhjen per probleme te tilla. Ne do ecim më tej me synimin dhe përgjegjësinë jo se kush merr thelën, por me përkushtimin që të realizojmë një proces korrekt në përputhje me standardet evropiane tha Luan Rama.

Ai ka dalë në një konferencë shtypi, për të deklaruar mbështetjen e LSI-së për zgjidhjen e çështjes çame. Sipas Ramës, Ilir Meta ka kërkuar zgjidhjen e kësaj çështje që kur ka qenë kryeministër.

Në vlerësimin tonë çështja çame është një çështje e rëndësishme që lidhet me çështjen shqiptare në Ballkan. Ne jemi pro zgjidhjes së çështjes çame në përputhje me të gjitha dokumentet evropiane që rregullojnë çështje të tilla, këtë e kemi bërë të njohur sa herë ka qenë e rastit, madje që kur Meta ka qenë kryeministër tha ai.

Ndërkohë, duke u ndaluar në çështjen e largimeve të punonjësve të adminstratës që i përkasin LSI-së, ai ka thënë se ata janë marrë në pyetje sipas ligjit dhe nuk mund të shkarkohen.

Kemi tërhequr nga pozicionet politike përfaqësuesit tanë, për ti hapur rrugën konfigurimit real si forcë politike në opozitë. Punonjësit në administratën publike, janë të zgjedhur në përputhje me ligjin, janë punonjës të shtetit. Punonjësit e administratës  janë zgjedhur në përputhje me ligjin për shërbimin civil dhe ata janë punonjës  të shtetit. Kryeministri ka premtuar respektimin e kontratës dhe çdo qëndrim jashtë kësaj fryme bie ndesh me frymën e bashkëpunimit që kemi pasur. Prandaj  s`ka vend për konflikte të kësaj natyre është shprehur Rama./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›