E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Shkodër, 6 mijë ha tokë dhe 717 shtëpi nën ujë

Vijon të jetë e njëjtë situata në qarkun e Shkodërs sa i takon përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, ditëve të fundit.

Sipas informacioneve të marra nga shtabi i emergjencave në prefekturën e Shkodrës, vijojnë të jenë nën ujë 6 mijë ha tokë, ndërsa 717 shtëpi në zona të ndryshme janë nën ujë.

Të dhënat flasin për 28 shtëpi të përmbytura, në të cilat mendohet se dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Banorët e zonave kërkojnë ndëhryrjen e instancave shtetërore për ti ndihmuar, aq më shumë për të siguruar bazë ushqimore për bagëtitë.

Në zona të ndryshme të Nënshkodrës niveli i ujit ka filluar të ulet me 10 apo 20 cm, megjithatë situata vijon të mbetet problematike.

Shkakrkimet nga HEC-i i Vaut të Dejës janë 850 metër kubë në sekond, kurse HEC-i i Fierzës i ka mbyllur portat që prej mbrëjmes të së hënës.

Sa i takon rrugëve, ka disa segmente që vijojnë të jenë të pakalueshme.Kështu rruga Shkodër-Velipojë, përkatësisht tek vendi i quajtur Ura e Gjo Lulit është e pakalueshme. Në të njëjtën situtatë janë edhe rruga hyrëse për në Dajc, Rruga e Obotit, Gorcës në Anën e Malit dhe fshati Daraxhat.

Pritet që situata të vijë në përmirësim, dhe niveli i ujit të bjerë, nëse ka ndërprerje të reshjeve të shiut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›