Luana për të sëmurët

Në Ditën Botërore të Talasemisë që është shënuar vetëm dy ditë më parë në Shqipëri, mjekë dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme u kanë bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të dhurojnë gjak për këta personat të cilët janë në nevojë.
Prezantuesja e njohur televizive, Luana Vjollca duket se i është përgjigjur kësaj thirrje.
“Një dëshirë prej kohësh, e realizuar sot më bëri të ndihem më mirë :) Nuk na kushton asgjë të kontribuojmë sadopak nga vetja në shërbim të të sëmurëve me talasemi” transmetojne mediat shqiptare ftesen e Luanes/ Ajo ka publikuar edhe fotografite ku ajo shfaqet duke dhuruar gjak. /Indeksonline/