E Diel, 1 Nëntor 2026

Luçi: Tirana, në një nivel me neTrajneri i Vllaznisë: “Ne kemi repsekt për kundërshtarin pasi është disa pikë më lart se ne. Por synimi ynë është të marrim maksimumin”

Rrjetet sociale:

Anton ZALLI - Kryendeshja e javës së 9 në Superligën Shqiptare, vë përballë tyre dy ekipet më të mëdha në futbollin shqiptar. Edhe pse jemi mësuar gjithmonë të shikojmë luftën për titull ndërmjet tyre, kjo javë nuk do të ketë emocione të tilla.

Gjithsesi, gjithçka vlerësohet në maksimum nga të dy kampet. Vllaznia është ajo që kërkon të bëjë më të mirën për të synuar
kalimin e krizës në të cilën është future.

Kështu në një deklaratë për shtyp trajneri i Vllaznisë Roland Luçi thekson faktin se ky takim është vendimtar për të ardhmen e Vllaznisë. “Kemi lënë pas takimin me Laçin, vëmendja jonë është
vetem tek ndeshja me Tiranen”, tha Luçi.

Sipas Luçit takimi ndaj Tiranës  është shumë i rëndësishëm për kuq e blutë. “Tirana është një kundërshtar i të njëjtit nivel me ne. Nuk është se duhet të bëjmë ndonjë mbivlerësim, por ne respektojmë pikët që ka më shumë se ne , u shpreh Luçi.

Formacioni i Vllaznisë do të jetë plotësisht i gatshëm ndaj bardhebluve, përveç Ardit Beqirit i cili është i dëmtuar. Persa i përket formacionit dhe ndryshimeve të mundshme, Luçi nuk preferon të japë detaje përpara ndeshjes.

Kështu gjithçka mbetet enigmë deri pak minuta përpara fillimit të takimit. Përballja ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës, do të zhvillohet ditën e premte në orën 17:00 në stadiumin Loro Boriçi.

Numri i klikimeve - 1378
  E Premte, 30 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›