Maradona feston sot 49 vjetorin

Sot Diego Armando Maradona feston 49 vjetorin e lindjes. Pibe De Oro mund të festojë këtë ditëlindje me pak më shumë qetësi pas kualifikimit të vështirë të Argjentinës së tij për në Botërorin e Afrikës së Jugut. Një rezultat i vështirë për trajnerin aktual te kombëtares bardhekaltër që si lojtar ka marrë për dore skuadrën dhe ka fituar Botërorin e vitit 1986. Me biletën për në Afrikë në xhep Maradona mund të festojë i qetë 49 vjetorin dhe të përgatitet për qershorin e ardhshëm ku do të tentojë t'i dhurojë Argjentinës një tjetrë Botëror këtë herë si trajner.