E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Lucia di Lammermoor” në TKOB, pjesa me tri akte vjen nën regjinë e Ada Gurrës

Historia tragjike e operës “Lucia di Lammermoor” ngre siparin nga sonte në mbrëmje në skenën e teatrit kombëtar të operës dhe baletit. E ndarë në tri akte, vepra është e bazuar në një histori të vërtetë që skandalizoi Skocinë e shekullit të 17-të.

Drama ndërthur dashurinë e ndaluar, tradhtinë dhe çmendurinë dhe sillet si një produksion krejtësisht i ri dhe me një koncept origjinal nga regjisorja Ada Gurra.

Kryevepra e Gaetano Donizzeti vjen nën dirigjimin e maestro Jacopo Siparit dhe Dritan Lumshit. Ndërsa roli i protagonistes kryesore atë të Lucias i është besuar sopranos së mirënjohur nga Austrialia, Jessicca Pratt.

“Jam e kënaqur që jam këtu dhe jam bërë pjesë e këtij kasti të mrekullueshme. Personazhi i Luçias është një prej roleve të mia më rëndësishme që unë debutoj. Kjo vepër është shumë specifike pasi duhet të futesh ne rol me të gjitha forcat për të përcjellë atë që vetë kompozitori ka dashur të përcjellë. Një vajzë që lufton për dashurinë, e që nuk pranon të bëj kompromis ishte revolucion për atë kohë” , tha Pratt.

Humaniteti dhe ruajtja e ndjenjave njerëzore janë mesazhet e forta që kjo shfaqje kërkon të përcjellë te publiku

“Luccia di Lammermoor” është shfaqja do të vijë premierë në teatrin e Operas së Baletit nga kjo e enjte deri më datë 16 dhjetor./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›