Lufta/ Blinken mbërrin në Kiev, SHBA gati paketën e re për të ndihmuar Ukrainën

Diplomati i lartë amerikan Antoni Blinken ka mbërritur në Kiev në shenjë edhe të mbështetjes së Ukrainës teksa kundërofensiva kundër forcave ruse ka hyrë në muajin e saj të të katërt.
Gjatë vizitës së tij dy-ditore, ku do të kalojë edhe natën në Ukrainë, Blinken ka të ngjarë të bëjë të ditur paketën e re të ndihmës amerikane me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë, transmeton Al Jazeera.
Sipas zyrtarëve të Departamentit Amerikan të Shtetit në një konferencë për gazetarët theksohet se Blinken në udhëtimin e parë në Kiev që nga fillimi i kundërofensivës ukrainase, pritet të takohet me Presidentin Volodimir Zelenski dhe ministrin e Jashtëm Dimitro Kuleba mes zyrtarëve të tjerë të lartë si dhe figurave të shoqërisë civile.
/rtsh.al/