E Martë, 3 Nëntor 2026

Lufta, Erdogan: Izraeli do ta paguajë shtrenjtë për atë që po bën në Gazë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij palestinez Mahmud Abbas, gjatë së cilës ai e siguroi Abbasin se Izraeli do ta paguajë shtrenjtë për atë që po ndodh në Gazën e Palestinës.

Sipas zëdhënësit të qeverisë bëhete ditur se Erdogan e theksoi shumë qartë se “pavarësisht se çfarë do të ndodhë, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të vendosur përballë sulmeve barbare të Izraelit kundër Gazës dhe Izraeli me siguri do të paguajë për këtë mizori”.

Gjatë telefonatës me Abbasin, Erdogan përsëriti se “duhen mobilizuar të gjitha mjetet për një armëpushim në Gaza, duke përfshirë (zbatimin e rezolutës) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Altun.

Erdogan gjithashtu bëri thirrje për një luftë të bashkuar kundër Izraelit, duke kërkuar kohezionin midis të gjitha fraksioneve palestineze.

Altun theksoi se politikat shtypëse të Izraelit kanë vazhduar që nga viti 1948 dhe nënvizoi se Tel Avivi ka shpërfillur të gjitha paralajmërimet dhe kërkesat pas sulmeve të pamëshirshme që filloi më 7 tetor.

“Ata që heshtin sot për këtë çështje mbajnë përgjegjësi përpara historisë dhe njerëzimit” tha ai, duke theksuar se Turqia, e udhëhequr nga presidenti Erdogan, qëndron si një avokat i vërtetë për çështjen palestineze.

“Po të mos kishte qenë mbështetja e Turqisë për çështjen palestineze në arenën ndërkombëtare që nga viti 2002, mizoritë e kryera nga Izraeli do të ishin shumë më të thella”, tha Altun.

Drejtori i komunikimit u zotua se Turqia do të rifillojë përpjekjet për të ekspozuar mizoritë e Izraelit në të gjithë botën.

“Ne jemi zëri i çështjes së drejtë të Palestinës në të gjitha platformat ndërkombëtare dhe do të vazhdojmë të jemi”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›